MediaWorks Digital Library

Vurmbrandët: Të torturuar për Krishtin: Historia e plotë

Zëri i Martirëve
Link copied to clipboard
Read

Në 29 shkurt të vitit 1948, Riçard Vurmbrand u arrestua nga policia sekrete. Krimet e tij? Drejtimi i adhurimit dhe dëshmia e krishterë: që të dyja ishin të paligjshme nën regjimin komunist ateist në Rumani.

Riçardi kaloi katërmbëdhjetë vjet në burg. Ai u torturua, u rrah dhe u mbyll në izolim. Sabina Vurmbrand kaloi tre vite në kampet e punës, gati duke ngrirë për vdekje, ndërsa ajo dhe të burgosurat e tjera punonin në kanalin e Danubit. Asaj i qe thënë vazhdimisht se i shoqi kishte vdekur pas hekurave.

Por Riçard dhe Sabina Vurmbrand patën një besim të palëkundur tek Krishti. Asnjëri prej tyre nuk e humbi shpresën dhe asnjëri prej tyre nuk reshti së foluri për Jezusin.

Tani, për herë të parë, të dyja anët e kësaj historie mahnitëse tregohen në një libër.

“Vurmbrandët” bën fjalë për Riçard dhe Sabina Vurmbrand, duke ndërthurur ndodhitë dhe hulumtimet nga librat: “Gruaja e pastorit”, “Në nëndheun e Zotit” dhe “Të torturuar për Krishtin”. Besimi juaj do të frymëzohet ndërsa futeni thellë në qelitë më të errta të burgut për të parë se si drita e Krishtit vazhdon të shkëlqejë në zemrat e atyre që janë tërësisht të përkushtuar ndaj Tij.

  1. wurmbrand-tortured-for-christ-the-complete-story--sq
    pdf
  2. wurmbrand-tortured-for-christ-the-complete-story--sq
    epub