MediaWorks Digital Library

Kisha e fshehtë: Përgatitja. Mbjellja. Të Jetuarit.

Erik Folei, Riçard Vurmbrand
Read

Kishat në botën e lirë kanë pasur shumë përparësi për t’u rritur si kisha sa më të mëdha, të përqendruara, e sa më profesionale që munden. Ky model e ka fuqizuar rritjen e kishës për dekada të tëra.

Por jeta po ndryshon shpejt për të krishterët anembanë botës. Qeveritë gjithnjë e më tepër po e kufizojnë mesazhin e kishës. Publiku i gjerë gjithnjë e më shumë e portretizon kishën si një shtypëse të rrezikshme, e cila përhap urrejtje dhe kufizon lirinë. Bota po kërkon t’i bindë të krishterët, që t’i rishikojnë besimet themelore të kishës. Kishat që bëjnë rezistencë hasin tallje, kufizim, ndëshkim dhe përjashtim.

Kishat e mëdha, të përqendruara dhe profesionale ishin të përshtatura mirë për të lulëzuar në epokën e mëparshme, por ato nuk janë të përshtatura aq mirë për të mbijetuar në epokën e tanishme. Qëllimi i këtij libri është t’i ndihmojë pastorët, drejtuesit e kishave dhe të krishterët e zakonshëm për të mbjellë kisha të fshehta dhe për t’i kaluar kishat ekzistuese në fshehtësi.

Armiqësia ndaj kishës në botën e lirë u parashikua më shumë se 40 vjet më parë prej Të Përndershmit Riçard Vurmbrand (Rev. Richard Wurmbrand), themelues i Zëri i Martirëve. Ai shkroi një pjesë të këtij libri për t’i ndihmuar kishat të përgatiten për vështirësitë, që kanë filluar të vijnë mbi to.

  1. underground-church-series-sq
    pdf
    Open
  2. underground-church-series-sq
    epub
    Download
Languages
Categories