Një studim me tri pjesë me shkrime të Riçard Vurmbrandit, Xhon Pajperit dhe Milton Martinit.
Rev. Riçard Vurmbrandi prezanton shembuj aktualë nga Kisha e Fshehtë në lidhje me strategjinë, dashurinë për të tjerët, momentet e krizave dhe dëshmi të tjera të të mbijetuarve të krishterë.
Rev. Xhon Pajper, në një fragment të shkëputur nga libri i tij «I Etur në Perëndinë» shpjegon se «perla e çmimit më të lartë është lavdërimi i Perëndisë».
Milton Martin parashtron në «T’i kthesh Provat në Triumf» më shumë se një duzinë temash përmes qindra referencash të Shkrimit.
Ky manual do t’ju ndihmojë për të arritur një kuptim më të thellë për perspektivën e Perëndisë në lidhje me persekutimin e Trupit të Tij në mbarë botën dhe si të përgatiteni si të krishterë për ta përballur gjithë këtë. «Prit të jesh i sfiduar, si edhe i frymëzuar, i fortë për të përballuar, si edhe i inkurajuar. I provuar, si edhe i motivuar plotësisht. Një burim i shkëlqyer për studim biblik dhe predikime».