Mësoni prej të krishterëve koreanoveriorë historinë jetë-shpëtuese, që Perëndia tregon … për ju!
Teksa koreanoveriorët rriten, atyre iu duhet të mësojnë përmendsh më tepër se njëqind histori për jetën e Kim Il Sung-ut. Kim Il Sung-u është heroi i pothuajse çdo historie në Korenë e Veriut. Por, kur koreanoveriorët arratisen prej vendit të tyre, ata mësojnë se Kim Il Sung-u nuk ishte hero. Ata vuajnë teksa përpiqen t’i japin kuptim jetës. Ata i pranojnë shpejt historitë që u tregojnë të tjerët atyre: Se ata janë viktimat, ose madje edhe tradhtarët. Rezultatet janë fatale: dezertorët koreanoveriorë kanë përqindjen më të madhe të vdekjeve për shkak të vetvrasjes nga të gjitha grupet në botë.
Kjo është arsyeja se përse u përfshiva me trajnimin e dezertorëve koreanoveriorë lidhur me ritregimin e historive të tyre duke përdorur kornizën e “udhëtimit të heroit”. Unë u tregoj atyre se Perëndia synon që ne të triumfojmë mbi armiqtë tanë me anë të gjakut të Birit të Tij, Jezusit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë sonë. Kjo ju përfshin edhe juve. Secili prej nesh duhet të mësojë sesi t’i tregojë historitë e veta në atë mënyrë që i tregon ato Perëndia. Po të mos veprojmë kështu, historitë tona gjithmonë do të kenë fund jo të lumtur. Në këtë libër do të lexoni “udhëtimet e mrekullueshme të heroit” për dhjetë të krishterë nga Koreja e Veriut. Unë do t’ju tregoj sesi mësova ta braktisja “historinë time të viktimës”, me qëllim që të bëhesha fitimtare në Krishtin – dhe do t’ju tregoj sesi edhe juve mund të bëni kështu.
- Shqip (Albanian)
- Русский (Russian)