Lexo historitë tërheqëse të tetë myslimanëve në Egjipt, kryeqyteti intelektual i Islamit, në këmbënguljen e tyre derisa gjetën të vërtetën.
Një mysliman i zellshëm futet nëpër dyqane dhe shtëpi që u përkisnin të krishterëve dhe i plaçkit. Urrejtja e tij për të krishterët arrin kulmin kur sulmon kishat. Pastaj studion Biblën për të vënë në dukje “mësimet e saj të rreme”. Perëndia i zbuluar në Shkrim i copëton zemrën dhe ai zgjedh për vete një emër të ri: Pal.
Dy miq myslimanë, duke menduar se ishte e lehtë të shpallnin një fe të drejtë apo të gabuar pa një hulumtim të vërtetë, bëjnë pyetje kuptim-plota se cili është besimi i vërtetë. Ata, duke mos kërkuar askënd tjetër veç Perëndisë, fillojnë një hulumtim të sinqertë e objektiv, pas shumë netësh pa gjumë, ndonjëherë të zhytur në mori pyetjesh pa përgjigje, gjejnë më në fund Objektivin e dëshirave të tyre.
Një grua e re e quajtur Lejla rrihet nga i ati dhe mësuesi i saj se bën pyetje rreth besimit, por ajo gjen përgjigjen pavarësisht nga pengesat.
Abrahami, një misionar islamik, i hedh librat e krishterë jashtë shtëpisë, duke dashur të ndjekë Muhamedin me tërë zemër. Kur Abrahami gjen më vonë paqen me Perëndinë, familja dhe miqtë e tij e mohojnë.