«Martohu, përndryshe do të vdesësh!…»
«Nëse je e krishterë, atëherë nuk ka vend për ty në këtë qytet…»
«Do të vdesësh këtu e vetme.»
Fjalët e fundit të babait të Tarës i sollën në mendje vetëm një gjë vajzës gjashtëmbëdhjetë vjeçare: të largohej për të shpëtuar jetën. E rrahur gati për vdekje, Tara, vajza e një myslimani të përkushtuar pakistanez, u mbajt e mbyllur në dhomë si e burgosur pa ushqim apo kujdes mjekësor.
E gjithë kjo, sepse e kishin kapur me një Bibël.
Historia e Tarës nuk është e vetmja midis këtyre tetë grave të guximshme në «Zemra të Zjarrta». Që nga vajza e vogël vietnameze, që refuzon lirinë për të ungjillëzuar njerëzit e vendlindjes së saj komuniste, deri te misionarja australiane që shpërndan mesazhin e faljes dhe shërimit në mbarë Indinë pasi i shoqi dhe djemtë iu dogjën të gjallë nga disa banorë të fshatit, këto gra kanë kaluar fatkeqësi ekstreme duke u bërë drejtuese në kishën e fshehtë në mbarë botën.
Zëri i Martirëve sjell histori të vërteta të grave të guximshme, heroina të besimit, të cilat janë përfaqësuese të një numri të pafund grash, që përballen me situata të ngjashme në mbarë botën. Këto modele të besimit dhe pasionit do të të frymëzojnë për të ndjekur Krishtin me zemër të zjarrtë, pa marrë parasysh çmimin.