MediaWorks Digital Library

Një manual udhëzues për të kuptuar Biblën

Xhosh Mekdauell
Read

Një metodë e thjeshtë dhe e shkallëzuar për një studim biblik të dobishëm dhe për zbatim jetësor.

Shumë të krishterë dëshirojnë një kuptim më të thellë të Biblës, por u mungon një metodë e frytshme studimi. Të tjerë mendojnë se njohja e thellë e Biblës kërkon më tepër kohë nga sa kanë në dispozicion. Në këtë libër, folësi, autori dhe apologjisti i njohur ndërkombëtar, Xhosf Mekdauell, tregon për metodën e tij për t’u futur në thellësi të Biblës: një metodë që ti mund ta përshtasësh sipas programit tënd. Ai të udhëheq përmes tre hapave të thjeshtë që mund t’i përdorësh në tërë Shkrimin për të nxjerrë kuptimin më të thellë që ke dëshiruar gjithmonë.

Hapi i parë: Si ta “shikosh”. Një udhëzues rreth vëzhgimit

Hapi i dytë: Si ta “njohësh”. Një udhëzues rreth interpretimit

Hapi i tretë: Si ta “vësh në praktikë”. Një udhëzues rreth zbatimit

Xhosh Mekdauell, në çdo hap, ju drejton përmes përdorimit të tabelave, ilustrimeve dhe diagramave, duke ju dhënë një panoramë të qartë rreth asaj që do të arrish, duke zbatuar metodat e tij të studimit. Përveç kësaj ai do t’ju drejtojë në përzgjedhjen dhe përdorimin e ndihmësave të studimit si komentarët, çelësat dhe fjalorët biblikë, përkthimet e Biblës, programet kompjuterike dhe ndihmësa të tjerë për studimin e Biblës.

Qofsh mësues i Biblës, drejtues i një grupi të vogël, studiues apo thjesht i krishterë që kërkon të thellohesh, ky libër do të të ndihmojë të bëhesh një student i dalluar i Shkrimit.

Language
  • Shqip (Albanian)
Categories